Johnson fajëson Rusinë për rritjen e kostove të jetesës

schedule15:30 - 27 Qershor, 2022

schedule 15:30 - 27 Qershor, 2022

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se pushtimi rus i Ukrainës ka pasur një efekt negativ në rritjen e kostove të jetesës në të gjithë globin, shkruan BBC.

Johnson tha se veprimet e presidentit rus Vladamir Putin në Ukrainë “po krijojnë pasgoditje të tmerrshme, duke rritur çmimet e energjisë dhe ushqimeve në të gjithë botën”. “Udhëheqësit globalë duhet të bashkohen për të ndihmuar Ukrainën,” tha ai.

Në një deklaratë të mëparshme nga Doëning Street,  bëri thirrje për t’i dhënë fund bllokimit të grurit dhe u zotua për angazhimin e MB për të rindërtuar hekurudhat.

Shifrat nga ministria e bujqësisë së Ukrainës tregojnë se eksportet e grurit në 22 ditët e para të qershorit ranë me rreth 44% nga një vit më parë, në 1.11 milion ton.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!