Kryeministri në largim i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka fajësuar Vladimri Putinin për krizën e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës, që ka preku pjesë të globit.
Duke folur së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një vizite në Kiev të martën, Johnson tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte nënvlerësuar Ukrainën, si dhe “çmimin që bota ishte e gatshme të paguante për të mbështetur Ukrainën”.
“Dhe unë kam ardhur nga Mbretëria e Bashkuar ku ne po luftojmë me inflacionin që po nxitet nga rritja e çmimeve të energjisë që është shkaktuar nga lufta e Putinit”, tha Johnson.
“Ne gjithashtu e dimë se nëse po paguajmë në faturat tona të energjisë për të këqijat e Vladimir Putinit, populli i Ukrainës po paguan me gjakun e tij”, shtoi ai.
Çmimet me shumicë të gazit natyror filluan të rriten vitin e kaluar pasi vendet u rihapën nga bllokimet e tyre pandemike, duke shkaktuar një rritje globale të kërkesës.
Pushtimi rus i Ukrainës në fund të shkurtit, dhe kriza e energjisë që rezultoi , i ka rritur gjithashtu çmimet më tej.
Por qeveria e Johnson është kritikuar gjithashtu për mungesë veprimi për të ndihmuar njerëzit të përballen me krizën e kostos së jetesës në Britani, ku faturat e energjisë janë rritur 54% deri më tani këtë vit dhe pritet të rriten më tej. /abcnews.al