Johnson: COVID-19 katastrofë për Mbretërinë e Bashkuar

schedule13:11 - 29 Qershor, 2020

schedule 13:11 - 29 Qershor, 2020

Kryeministri britanik, Boris Johnson është shprehur se kriza e shkaktuar nga koronavirusi ishte një “katastrofë” për Mbretërinë e Bashkuar.

Johonson më tej tha se tani nuk është koha e duhur për të hetuar arsyet të cilat çuan në këtë situatë. Ai shtoi se vendi ka pësuar një tronditje të thellë, por tashmë sipas tij është koha për të reaguar përballë kësaj krize.

“Kjo është një katastrofë. Mos t’i zbusim tonet. Ka qenë një makth absolut për vendin dhe vendi ka përjetuar një tronditje të thellë”, tha Johnson, shkruajnë mediat e huaja.

Ai tha se qeveria iu detyrohet një shpjegim të gjithë britanikëve.

“E kuptoj plotësisht këtë dhe do ta bëjmë. Megjithatë, mendoj se tani nuk është momenti që të përqendrojmë energji dhe të harxhojmë kohë për këtë”, deklaroi Johnson.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!