Boris Johnson ka deklaruar se centrali bërthamor i Zaporizhzhias, i pushtuar nga Rusia, është ukrainas dhe ukrainasit duhet “ta kenë përsëri nën kontrollin e tyre”, sipas The Guardian.
Gjatë një fjalimi në Sizewell në Suffolk, kryeministri britanik u pyet për rreziqet e centralit.
“Objektivi i rusëve është i qartë, ata duan ta shkëputin centralin nga rrjeti ukrainas dhe ta lidhin atë me rrjetin rus. Dhe ka ekspertë shumë më të mëdhenj bërthamorë se unë, të cilat kanë thënë se diçka e tillë mbart shumë rreziqe,
Ne nuk duam të rrezikojmë me Zaporizhzhia. Mendoj se është e rëndësishme që Grossi dhe IAEA të hyjnë në të dhe të bëjnë inspektimin e tyre. Por më lejoni tju them se Zaporizhzhia është një central ukrainas dhe ukrainasit duhet ta kenë atë në kontrollin e tyre,” përfundoi Johnson.
/abcnews.al