Johnson: BE do të dalë fituese në negociatat për BREXIT me Londrën

schedule16:33 - 3 Shtator, 2018

schedule 16:33 - 3 Shtator, 2018

Sipas ish-ministrit të Jashtëm britanik, Boris Xhonson, do të jetë Bashkimi Europian ai që do të dalë fitues në negociatat për Brexit me Londrën. Nga ana tjetër, kryeministrja britanike Mej deklaroi se është e gatshme të dalë dhe pa një marrëveshje nëse Britanisë së Madhe do i kërkohet më shumë nga Brukseli.

Ish Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka ka kritikuar qeverinë duke parashikuar një fitore për Bashkimin Evropian, në negociatat për Brexit me Londrën. Që nga largimi i tij nga skena politike në muajin korrik, Johnson i është rikthyer punës së tij në gazetën eurospektike, Daily Telegraph, duke publikuar editoriale, në të cilat sulmohet qeveria e kryeministres britainike, Theresa May rreth negociatave për Brexit. Johnson ka pasur rol të rëndësishëm në fushatën e referendumit për Brexit dhe u emërua ministër i Jashtëm në korrik të vitit 2016, kur Britania kishte filluar negociatat me Brukselin për Brexit.

Ai dha dorëheqjen nga posti së bashku me ish-Sekretarin për Brexit, David Davis, pasi kryeministrja May publikoi planet për largim të Britanisë nga tregu i përbashkët. Ndërkohë May, e cila po përballet me fushatë të ashpër edhe brenda vetë partisë së saj, ka përsëritur se ajo do të preferonte largimin e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje sesa të vazhdojë të bëjë lëshime tjera me Brukselin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!