Joe Hart i habit të gjithë, palestra e ka kthyer në një bishë të vërtetë

schedule12:19 - 5 Gusht, 2020

schedule 12:19 - 5 Gusht, 2020

E mbani mend Joe Hart? Ish-portieri i Manchester Cityt dhe Torinos është rikthyer në një formë të shkëlqyer dhe tashmë po kërkon për një klub të ri. Ka qenë vetë anglezi i cili ka postuar disa foto të tij në “Instagram”, ku duket qartë se ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme në palestër.

 

“Ajo se çfarë mund të bëj në këto moment është që ta shtyj sa më shumë këtë djaloshin që shikoj në pasqyrë. Ti ëndërron. Ti planifikon. Ti e arrin. Do të ketë pengesa. Do të ketë dyshues. Do të ketë gabime. Por me shumë punë, besim, siguri tek vetja dhe tek personat që të rrethojnë nuk ka kurrë  kufij,” shkruan ish-portieri i kombëtares angleze.

 

33-vjeçari aktualisht është pa ekip dhe mesa duket kërkon rikthimin në Premier League. Kujtojmë që dëmtimet e shpeshta e kanë penalizuar atë, çka sollën dhe rënien e karrierës së tij. Ai më parë ishte pjesë e West Hamit dhe më pas iu bashkua skuadrës së Burnley. Tashmë ai kërkon dhe një herë rikthimin në majat e futbollit anglez, duke parë dhe formën e mirë që po kalon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!