Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka mbërritur në Westminster Hall për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II.
Presidenti u filmua në ballkonin me pamje nga arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth, së bashku me gruan e tij, Zonjën e Parë Jill Biden, raporton BBC.
Sot është dita e fundit e homazheve për monarken më jetëgjatë të Britanisë, e cila u shua në moshën 96-vjeçare më 8 shtator.
Britania është në zi që pas vdekjes së saj, ndërsa me qindra e mijëra qytetarë qëndrojnë në radhë për orë të tëra për të nderuar Mbretëreshën. /abcnews.al