Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka mirëpritur presidentin kolumbian Gustavo Petro në Shtëpinë e Bardhë për bisedime rreth migrimit, ndryshimet klimatike dhe përpjekjet për të luftuar trafikun e drogës.
Takimi vjen pak më shumë se një javë pasi Shtetet e Bashkuara, Kolumbia dhe Panamaja njoftuan një marrëveshje për një fushatë dymujore në përpjekje për të ndaluar migrantët të kalojnë përmes Darien Gap, një rrugë kyçe e përdorur nga migrantët që udhëtojnë nga Amerika e Jugut drejt kufirit jugor të SHBA-së.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se Biden dhe Petro do të diskutojnë gjithashtu bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë.
Javën e kaluar, Petro shkroi në Twitter se kjo është një periudhë e rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve, jo vetëm në luftën kundër trafikut të narkotikëve, por edhe në mbrojtjen e Amazonës, ndryshimet klimatike dhe zhvillimin rural.
/abcnews.al