Joe Biden: Me pandeminë do përballemi të bashkuar, SHBA do t’i riparojë aleancat me botën

schedule18:23 - 20 Janar, 2021

schedule 18:23 - 20 Janar, 2021

Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij të parë si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë fjalës së tij, Biden theksoi se demokracia ka mbizotëruar ndërsa duke iu drejtuar mbështetësve të tij, tha se është i prekur nga besimi që iu dha.

Joe Biden theksoi se do të jetë presidenti i të gjithë amerikanëve.

Në fjalimin e tij, Biden foli edhe për pandeminë ndërsa shtoi se vendi ndodhet në periudhën më vdekjeprurëse të virusit.

“Duhet të përballemi me këtë pandemi, si një komb i vetëm…Do ta kalojmë këtë bashkë.”

Ndërsa, duke iu drejtuar botës, Biden tha se tashmë Amerika do t’i riparojë aleancat e saj dhe do të angazhohet me botën sërish.

Këtu është mesazhi im për ata përtej kufijve tanë. Amerika është testuar dhe ne kemi dalë më të fortë. Ne do të riparojmë aleancat tona dhe do të angazhohemi me botën edhe një herë”, tha ai, duke premtuar një ndryshim nga politikat izoluese të paraardhësi i tij.

“Ne do të udhëheqim, jo thjesht nga shembulli i fuqisë sonë, por nga fuqia e shembullit tonë. Ne do të jemi një partner i fortë dhe i besuar për paqen, përparimin dhe sigurinë,” shtoi Biden.

Ndërkohë, shumë udhëheqës evropianë kanë postuar në Twitter urimet e tyre për administratën e re dhe kanë shprehur optimizmin e tyre në vendosjen e marrëdhënieve të reja. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!