Joe Biden mblodhi 15 milionë dollarë për fushatën në Los Anxhelos

schedule10:50 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 10:50 - 12 Dhjetor, 2023

Joe Biden mblodhi më shumë se 15 milionë dollarë donacione për fushatën e tij në Los Angeles gjatë fundjavës. Asnjë president apo kandidat presidencial nuk ka mbledhur ndonjëherë kaq shumë para.

Presidenti amerikan zhvilloi disa takime të premten dhe të shtunën mbrëma,megjithëse ajo që u tha në disa nga takimet e tij mbetet rreptësisht konfidenciale.

“Kërcënimi më i madh për demokracinë tone është Trump, sepse nëse e humbim atë, do të humbasim gjithçka”, tha Biden të premten.

Fushata e vitit 2024 është cilësuar si më e shtrenjta në historinë e SHBA-së, një vend që megjithatë është mësuar me shpenzime të mëdha në prag të zgjedhjeve.

Sipas një parashikimi të GroupM të cituar nga faqja e lajmeve Axios, për reklamat politike në përgjithësi do të shpenzohet deri në 16 miliardë dollarë, kryesisht në TV dhe në internet.

Nëse diçka  e tillë ndodh do të jetë 30% më shumë në krahasim me vitin 2020.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!