Joe Biden ka fituar zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike për ta sfiduar presidentin amerikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
Në llogarinë e tij në Twitter, Biden ka bërë të ditur se ka siguruar 1,991 delegatët e nevojshëm dhe se do të luftojë për të “fituar betejën për shpirtin e kombit”.
Biden është i nominuari efektiv që nga tërheqja e Bernie Sander në prill të këtij viti.
Biden dhe Trump kanë parashtruar vizione të kundërta mes trazirave për brutalitetin e policisë.
“Ky është një moment i vështirë në historinë e Amerikës. Dhe politika e zemëruar dhe përçarëse e Donald Trump nuk është përgjigjia e duhur, “tha ai në një deklaratë të premten në mbrëmje. “Vendi ka nevojë për udhëheqje. Udhëheqja që mund të na bashkojë. Ne kemi nevojë për një president i cili kujdeset për ne dhe na ndihmon të shërohemi në këto momente të vështira ”./abcnews.al