Joe Biden do të vizitojë Gjermaninë në tetor

schedule09:43 - 25 Shtator, 2024

schedule 09:43 - 25 Shtator, 2024

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka planifikuar një vizitë zyrtare në Gjermani nga data 10 deri më 13 tetor, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Biden do të shkojë në Angola pas udhëtimit të tij zyrtar në Gjermani, thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës amerikane. Demokrati kishte premtuar prej kohësh se do të vizitonte Afrikën, por e ka shtyrë vazhdimisht vizitën.

Kjo është vizita e parë zyrtare që Joe Biden do të bëjë në kryeqytetin gjerman gjatë mandatit të tij.

Ai do të takohet me lidershipin politik dhe shtetëror për të “forcuar më tej lidhjen e ngushtë që SHBA-ja dhe Gjermania ndajnë si aleatë dhe miq” dhe “të promovojë koordinimin mbi prioritetet e përbashkëta.

Më tej, Biden do të kërkojë të forcojë angazhimin e dy vendeve për demokracinë, luftën kundër urrejtjes dhe antisemitizmit, sipas të njejtit burim.

Presidenti amerikan dëshiron gjithashtu të ” falenderojë Gjermaninë për mbështetjen e saj në Ukrainë ” dhe për pritjen e trupave amerikane, duke kontribuar në ” sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë aleancës së NATO-s “.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!