Klubi i Fulham në rrjetet sociale ka bërë një status ku tallet hapur me lojtarin më të ri të Chelsea, Joao Felix, pasi portugezi doli me kartonin e kuq.
Ylli luzitan, i cili mbërriti në formë huazimi deri në fund të sezonit nga klubi spanjoll i Atletico Madrid, iu dha një karton i kuq direkt në pjesën e dytë për një ndërhyrje të rëndë.
Ndëshkimi që mori shënoi debutimin më të keq të mundshëm për sulmuesin, i cili ishte ishte subjekt i një sulmi të shpejtë nga llogaria zyrtare e Fulham në rrjetet sociale. Ata shkruan menjëherë pas kartonit të kuq “AdiosJoao”.
Por, më pas llogaria zyrtare e Fulham e fshiu këtë status pasi dukej paksa e tepër për një klub profesionist./ h.ll/abcnews.al