Kombëtarja e Gjermanisë nuk po kalon një moment të mirë. “Pancerat” kanë fituar vetëm 2 nga 6 ndeshjet e Nations League, teksa fundi u prek me humbjen 6-0 kundër Spanjës më 17 nëntor.
Disfata historike solli kritika të mëdha ndaj trajnerit Joachim Low, i cili ndodhet në krye të kombëtares prej vitit 2006. Të shumtë janë ata që presin një ndryshim në stolin e Gjermanisë.
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) në ditën e fundi ka konfirmuar për momentin trajnerin, por pozitat e Low janë akoma të lëkundura.
DFB ka njoftuar se më 4 dhjetor është planifikuar të mbahet një takim urgjent, për të bërë një vlerësim të punës së trajnerit të kombëtares.
Bordi drejtues i DFB miratoi mbajtjen e një mbledhje, ku do të vlerësohet puna dhe rezultatet e katër herë kampionëve të botës, sidomos humbja e turpshme në Sevilla. /abcnews.al