Jo vetëm Zidane, Real Madrid humbet titullarin e mesfushës ndaj Alaves

schedule16:59 - 22 Janar, 2021

schedule 16:59 - 22 Janar, 2021

Real Madrid zbret sërish në fushë ditën e nesërme. Kampionët do të luajnë në fushën e Alaves, sfidë që duhet fituar për të harruar eliminimin e turpshëm nga Kupa e Mbretit. “Los Blancos” u mposhtën 2-1 nga Alcoyano, skuadër e divizionit të tretë të futbollit spanjoll.

Situata në ekip nuk është aspak e mirë. Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe në stol do të ulet David Bettoni, ndihmësi i trajnerit francez. Ndërkohë, me anë të një postimi zyrtar, Reali ka bërë të ditur që Federico Valverde do të mungojë përballë Alaves.

 

Federico Valverde

22-vjeçari uruguaian ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të qëndrojë disa ditë pushim. 22-vjeçari i bashkohet kapitenit Sergio Ramos dhe Dani Carvajal, mungesa të konfirmuara. Mbrojtësi i djathtë është pranë rikuperimit dhe të hënën do të rikthehet në stërvitje me skuadrën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!