Jo vetëm Zelensky, kush janë dy kundërshtarët e Moskës që mund të fitojnë “Nobel për Paqe”

schedule07:45 - 5 Tetor, 2022

schedule 07:45 - 5 Tetor, 2022

Ndërsa spekulimet rriten përpara shpalljes së çmimit Nobel për Paqen të premten, vëzhguesit sugjerojnë se komiteti mund të të ngrejë shqetësime rreth luftës në Ukrainë.

Henrik Urdal, drejtor i Institutit të Kërkimeve të Paqes në Oslo (PRIO), sugjeroi lideren e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya dhe kritikun e burgosur të Kremlinit Alexei Navalny, duke thënë se ata e meritonin të fitonin nderin prestigjioz së bashku, sipas The Guardian.

“Këta të dy janë kampionë të aktiviteteve jo të dhunshme pro-demokratike brenda vendeve të tyre”, tha ai.

“Dhe si Navalny ashtu edhe Tikhanovskaya kanë qenë gjithashtu kundërshtarë shumë të fortë të luftës në Ukrainë”, shtoi Urdal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!