Jo vetëm vitin kalendarik, skuadra e Bundesliga mbyll “hesapet” edhe me “strategun” e pankinës

schedule18:56 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 18:56 - 21 Dhjetor, 2023

Skuadra e Mainz mori një pikë me vlera për objektivin mbijetese pas barazimit 1-1, ndaj “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”, në një përballje ku pritej një fitore e madhe e djemve të Edin Terzic, pasi u hoqi këtyre të fundit titullin kampion në javën e fundit të sezonit të kaluar.

Bundesliga e mbylli për vitin 2023, me skuadrën e Mainz, që i mbylli “hesapet” edhe tekniku Jan Siewert, me klubin gjerman, që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar largimin e 51-vjeçarit, nga pankina e skuadrës.

“Faleminderit për momentet e shumta të bukura dhe urimet më të mira për të ardhmen, i dashur Siewert!”,- shkruhet në postimin e klubit të Mainz, pavarësisht se teknikut i përfundon kontrata në datën 31 dhjetor të këtij viti. /i.m /abcnews.al