Jo vetëm tifozët e mediat, Muçi “mahnit” dhe UEFA-n

schedule22:26 - 21 Shtator, 2023

schedule 22:26 - 21 Shtator, 2023

Mund të thuhet me plot gojë se kjo është mbrëmja e Ernest Muçit. “Legjionari” 22-vjeçar i Kombëtares shqiptare realizoi një performancë magjikë mbrëmjen e kësaj të enjteje, duke u kthyer në protagonistin kryesor në fitoren 3 me 2, të polakëve të Legia Warsaw ndaj “gjigandëve” anglezë të Aston Villa.

“Legjionarit” i Kombëtares “kuqezi” tundi dy herë rrjetën e kampionit të botës, portierit Martinez, në minutat 26’ dhe 51’ të sfidës, gola të cilët përveç futbolldashësve, duket se kanë “mahnitur” dhe UEFA-n.

Këta të fundit kanë postuar në profilin zyrtar të kompeticionit, Conference League, në rrjetet sociale, një foto të talentin shqiptar shoqruar me mbishkrimin, “Ernest Muçi on fire”, duke vlerësuar jo pak performacën e 22-vjeçarit. /i.m /abcnews.al 

Postimi në rrjetet sociale: