Jo vetëm Thuram, Monchengladbach humb edhe një tjetër titullar me parametra zero

schedule17:03 - 13 Prill, 2023

schedule 17:03 - 13 Prill, 2023

Pas shumë e shumë tentativash të dështuar për të rinovuar kontratën me sulmuesin francez, Marcus Thuram, tashmë një tjetër titullar nuk ka pranuar të rinovojë me klubin e Borussia Monchengladbach. Bëhet fjalë për mbrojtesin algjerian, Ramy Bensebaini, i cili së bashku me sulmuesin francez në fund të sezonit do të largohen me parametra zero.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe drejtori sportiv i “bardhezinjve”, Roland Virkus, teksa është shprehur se ndihet “i zhgënjyer” nga mosrinovimi i kontratës nga lojtarët.

“Është një mëkat që nuk rinovuan, pasi kanë dhënë shumë në aspektin sportiv. Edhe ne i kemi ndihmuar shumë të rriten, ndaj do të ishte mirë të përfitonim diçka nga shitja e tyre, megjithatë jemi përballë faktit që ata nuk kanë rinovuar dhe do të largohen si futbollistë të lirë në fund të sezonit”,- deklaroi Virkus.

E ardhmja e dy futbollistëve pritet të jetë në Itali, aty ku Bensebaini është në kontakte të avancuara me Juventusin. Ndërkohë, sulmuesi francez ka marrë ofertë nga “zikaltërit” e Inter, përveçse nga Bayern e Paris Saint Germain. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!