Ndërkohë që Eden Hazard, Eder Militao dhe Casemiro ia dolën të shërohen nga koronavirusi ditën e mërkurë (tamponët e tyre rezultuan negativë) dhe janë kthyer në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane, një tjetër lojtar i Real Madrid është prekur nga pandemia.
OFFICIAL: Real Madrid have confirmed Luka Jovic has tested positive for COVID-19.
— Squawka News (@SquawkaNews) November 20, 2020
Ai është Luka Jovic, sulmuesi serb i “Los Blancos”. 22-vjeçari, i cili këtë sezon ka zbritur pesë herë në fushë mes kampionatit dhe Champions League, është infektuar me Covid-19.
Lojtari ofensiv ka nisur menjëherë karantinën, duke humbur në këtë mënyrë ndeshjen e nesërme në La Liga kundër Villareal në transfertë dhe sfidën tjetër jashtë fushe të Champions League kundër Interit në “San Siro” (25 nëntor). /abcnews.al