Aksi i nxehtë mes Barcelonës dhe Interit. Pas thashethemeve për një shkëmbim të mundshëm mes Brozovic dhe Kessie, një tjetër negociatë thuhet se po fillon mes dy klubeve.
Nga Spanja, gazetari Gerard Romero flet për një marrëveshje të avancuar për të sjellë Memphis Depay në Milano, ndërsa Joaquin Correa është i destinuar të marrë rrugën me fanellën blaugrana. Një lloj shkëmbimi duke qenë se holandezit i skadon kontrata në qershor me katalanasit, ndërsa argjentinasi ka kontratë deri në vitin 2025 me zikaltërit.
Të dy klubet kanë rënë dakord për formulën e shkëmbimit, por për tymin e bardhë duket se mungon vetëm aprovimi i Depay. / h.ll/abcnews.al