Napoli nxitoi për të siguruar shërbimet e Amir Rrahmanit, pagoi 14 milion euro te Verona në janar dhe la kapitenin e Kosovës në huazim deri në fund të sezonit. 26-vjeçari dardan cilësohet si përforcimi i duhur për mbrojtjen, teksa një tjetër lojtar i Kosovës mund të luajë në “San Paolo”.
Flasim për Milot Rashicën, yllin e Werder Bremen. Spanjolli Callejon do të largohet me shumë mundësi dhe Corriere dello Sport raporton se Napoli ka piketuar 23-vjeçarin nga Vushtrria si zëvendësues të tij.
Rashica ka shënuar 10 gola me skuadrën gjermane këtë sezon, nga të cilat 7 në kampionat dhe 3 në kupë. Ai shpreson që Bundesliga të rinisë dhe të thyeje rekordin e sezonit të kaluar, gjatë së cilit shënoi 9 herë në kampionat. /abcnews.al