Sondazh

 

Jo vetëm Rodriguez dhe Bale, Ancelotti synon edhe rekordmenin shqiptar

schedule14:59 - 6 Prill, 2020

schedule 14:59 - 6 Prill, 2020

Jo vetëm James Rodriguez dhe Gareth Bale. Carlo Ancelotti kërkon të formojë një Everton shumë të fortë dhe pëlqen një lojtar shqiptar. Trajneri italian ka mbetur i impresionuar nga Thomas Strakosha dhe dëshiron të marrë portierin shqiptar në Liverpul. Gjithsesi, Igli Tare nuk ka ndërmend ta shesë patriotin e tij dhe po i përgatit rinovimin e kontratës.

Aktualja i përfundon në vitin 2022, ndërsa e reja do zgjasë deri në vitin 2025. Rroga e re pritet të shkojë në rreth 2 milion euro në sezon, por Strakosha kërkon edhe më shumë. Pavarësisht kësaj, akordi nuk do të jetë i vështirë të arrihet. 25-vjeçari ndihet për mrekulli në Romën bardhekaltër dhe klubi ka besim të madh tek ai. Simone Inzaghi i ka kërkuar Tares “blindimin” e lojtarit.

Strakosha nuk është vetëm portieri që ka pësuar më pak gola këtë sezon, vetëm 23 në 26 ndeshje të zhvilluara, por aksionet e Lazios nisin nga këmbët e tij. 753 pasime ka kryer portieri i Shqipërisë këtë sezon, plot 200 më shumë se Handanovic i Interit, duke konfirmuar rritjen e madhe në lojën me këmbë. /abcnews.al



 

Thomas Strakosha

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!