Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Jo vetëm Reus, te Dortmundi ka tjera lajme negative para sfidës kundër PSG

schedule18:09 - 9 Shkurt, 2020

schedule 18:09 - 9 Shkurt, 2020

Borussia Dortmund pësoi një humbje 4-3 kundër Bayer Leverkusen në transfertë, një nga ndeshjet më të bukura deri më tani këtë sezon. Verdhezinjtë po largohen gjithmonë e më shumë nga titulli kampion dhe për më tepër, as shorti i Champions League nuk i ka favorizuar.

Që në raundin e parë me eliminim direkt, Dortmundi ka “peshkuar” PSG-në, një sfidë shumë e vështirë. Në këto dy sfida, mungesa e kapitenit Marco Reus është konfirmuar, për shkak dëmtimi.

Por lajmet negative nuk mbarojnë këtu, pasi Lucien Favre duhet të bëjë edhe pa shërbimet e fantazistit Julian Brandt. Gjermani u dëmtua në takimin kundër Leverkusen dhe është në dyshim për dy sfidat ndaj kampionëve të Francës./.abcnews.al



 

Fantazisti i Borussia Dortmund, Julian Brandt

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!