Sokol Cikalleshi ishte heroi i Konyaspor në fitoren e arritur me përmbysje në transfertë kundër Kayserisport.
Sulmuesi i kombëtares shqiptarë shënoi dy gola dhe vendosi rekordin e ri personal të golave në Superligën e Turqisë.
Cikalleshi ka shënuar 9 herë deri më tani, ndërkohë që Sofascore e ka përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës së 29-të. / abcnews.al