Jo vetëm PSG, Delle Alli e “ëndërron” edhe Steven Gerrard

schedule21:31 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 21:31 - 17 Dhjetor, 2020

Mesfushori i Tottenham, Dele Alli, është shumë pranë largimit nga londinezët. Minutat e pakta apo dhe marrëdhënia jo e mirë me trajnerin Mourinho po e shtyjnë anglezin të largohet, pasi këtë verë është edhe kampionati europian.

Deri më tani ekipi kryesor që kërkon shërbimet e tij ka qenë PSG-ja. Por, sipas raportimit të “talkSport”, në garë për Delen është futur dhe Rangers. Ekipi i drejtuar nga Steven Gerrard po thyen çdo rekord këtë sezon në Skoci dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për lojtarin për të gjetur formën e tij më të mirë.

 

Kujtojmë që deri më tani mesfushori është aktivizuar në vetëm 4 ndeshje të Premier League, ku janë zhvilluar gjithsej 13 ndeshje. 24-vjeçari është pjesë e “Spurs” që nga viti 2015, por mesa duket aventura e tij është drejt fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!