Jo vetëm presidenti i Federatës, tjetër dorëheqje te Bullgaria

schedule16:41 - 18 Tetor, 2019

schedule 16:41 - 18 Tetor, 2019

Kombëtarja bullgare ndodhet në kaos. Humbja e fundit shtëpiake kundër Anglisë u shoqërua me probleme të shumta. Tifozët vendas nuk i kursyen koret raciste kundër Rahem Sterling dhe ndeshja u ndërpre dy herë.

“Tre Luanët” kërcënuan me largim nga fusha dhe kapiteni bullgar u mundua të qetësonte tifozët me thirrjet e tij. Ndeshja rinisi dhe u mbyll 0-6 për ekipin e Gareth Southgate.

Presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit, Borislav Mihaylov, dha dorëheqjen dhe diçka të tillë e ka bërë edhe trajneri. Sky Sports UK raporton se Krasimir Balakov ka vendosur të hapë krahun.

53-vjeçari drejtonte kombëtaren e vendit të tij prej 14 majit të këtij viti dhe aventura e tij u mbyll pas 5 muajsh. /abcnews.al