Jo vetëm polemika me arbitrin, zbulohet gjendja e lojtarit të dëmtuar rëndë në sfidën Valencia-Real Madrid

schedule14:16 - 3 Mars, 2024

schedule 14:16 - 3 Mars, 2024

Nuk mund të kishte mbyllje më të hidhur për “Galaktikët” e Real Madrid. Në transfertën e Valencia, djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 2 me 2, në “Estadio Mestalla”, në përballjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, përballje e cila shkaktoi jo pak polemika në fund e saj.

Kjo për shkak të arbitri, Gil Manzano, i cili teksa po luhej minuta e 9’ shtesë, pavarësisht se ishin dhënë vetëm 7 të tilla, gjyqtari i njohur vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes vetëm një apo dy sekonda para se “ylli” anglez, Jude Bellingham të shtynte me kokë topin drejt rrjetës për golin e 2-3, pas një krosimi nga e djathta.

Megjithatë, një tjetër episod, që mori shumë vëmendje ishte dëmtimi i Mouctar Diakhaby, kjo për shkak se “shkatërruesi” francez i Real Madrid, Aurelien Tchouameni u rrëzua me gjithë peshën e tij mbi gjurin e lojtarit të Valencia duke e dëmtuar rëndë, me të gjithë futbollistët prezentë në fushë vendosën duart në kokë pasi shpejt u kuptua sa dëmtim i rëndë ishte.

Diakhaby u dërgua me urgjencë në spital ndërsa mediat publikojnë edhe përgjigjet e para nga analizat e 27-vjeçarit francez. Bëhet fjalë për thyrje të këmbës dhe gjuri është dëmtuar rëndë, teksa mesfushori mbetet në spital nën kujdesin e mjekëve. Tanimë pritet që Diakhaby të mungojë deri në një vit në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!