Ndeshja Kosovë-Izrael do të shtyhet, me vendimin zyrtar që pritet të bëhet publik këtë të hënë.
Mediet izraelite raportojnë se Federata e Futbollit të Izraelit i ka bërë një kërkesë zyrtare UEFA-s për shtyrjen e këtij takimi, për shkak të luftës me Palestinën.
Kjo sfidë ishte planifikuar që të luhej më 15 tetor në Prishtinë, takim i vlefshëm për Grupin I për kualifikueset e EURO 2024.
Federata izraelite po ashtu ka anuluar rezervimin e hotelit në Prishtinë, ku do të akomodohej në prag të ndeshjen me Kosovën, ndërsa për këtë gjë është informuar edhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
Deri në këto momente UEFA ka shtyrë ndeshjen e Izraelit ndaj Zvicrës më 12 tetor në Tel Aviv.