Jo vetëm për muzikë, Hersi Matmuja rikthehet me një projekt të veçantë

schedule09:05 - 29 Korrik, 2021

schedule 09:05 - 29 Korrik, 2021

Hersi Matmuja është rikthyer me një këngë të re. Këngëtarja ka publikuar një ripërpunim të këngës së njohur “Kënga e Çobanit”, për të cilën ndau detaje në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Matmuja tregoi se klipi është xhiruar në Kukës jo vetëm për faktin se kënga është lumjane por, siç shtoi ajo, donte të promovonte bukuritë natyrore të zonës.

“Aty gjendet dhe nëna ime. Kjo është kënduar nga femrat dhe e kam parë nga një femër që pret çobanin, të birin, vëllain, burrin. Veshja e Lumës të jep ndjesinë sikur futesh në rol, sikur ndjen të gjithë njerëzit që e kanë mbajtur duke ecur nëpër gurë me këtë veshje. Çdo gjë është bërë njësh me natyrën. Doja t’i bëja homazh dhe bukurive të natyrës së Kukësit.“, tha ajo.

Hersi foli gjithashtu dhe për planin e saj për të organizuar një festival në Kukës, nga ku dhe ka prejardhjen. Festivali do të mbajë titullin “Gjallica International Festival”, i cili ka për qëllim për të promovuar kulturën dhe traditat shqiptare. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!