Esin Hakaj, mbrojtësi shkodran, nënshkroi para pak kohësh me Samsunspor në Turqi, por për shkak se turqit e kanë plotësuar numrin e të huajve, gjërat janë komplikuar.
Panorama Sport, në numrin e sotëm, shkruante se Hakaj është larguar nga Samsunspor dhe ka marrë një ofertë nga Kategoria Superiore.
Bëhet fjalë për Vllazninë, klub ku ai është formuar dhe me të cilin kishte pasur edhe më parë bisedime për t’u rikthyer.
Pak ditë më parë Hakaj ishte në qendër të vëmendjes me një tjetër skenar, sipas të cilit Partizani kishte tentuar ta huazonte. / abcnews.al