Jo vetëm pa rroga, tani te Flamurtari kufizojnë edhe seksin

schedule08:01 - 17 Janar, 2020

schedule 08:01 - 17 Janar, 2020

Gjermania, kampione bote në vitin 2014, ndërtoi resortin e vet në Brazil dhe lejoi që futbollistët të merrnin me vete edhe bashkëshortet. Rezultati dihet, turpërim i Brazilit organizator në gjysmëfinale dhe më pas në Olimpin e botës.

Në Vlorë, ku pagat futbollistët më së shumti i kanë parë me dylbi, mendojnë ndryshe. Trajneri i ri, braziliani Marcelo Troisi, ka vendosur rregulla strikte që shkojnë deri edhe në ndalimin e seksit.

Artikulli në faqen e parë të “Panorama Sport”

Gjithmonë, referuar asaj që shkruan gazeta e përditshme “Panorama Sport”, e cila raporton për një rregullore me 11 pika, ku njëra prej tyre u ndalon futbollistëve të takohen me të dashurat, të fejuarat apo bashkëshortet gjatë ditëve kur janë programuar stërvitje intensive.

Me pak fjalë, më pak seks për futbollistet, të cilët energjitë e tyre duhet t’i shpenzojnë në fushën e blertë për t’u përgatitur dhe për të dhënë maksimumin e tyre në ndeshjet zyrtare. / abcnews.al