VIDEO/ Jo vetëm Najada Çomo, kush është gruaja tjetër nga Shëndetësia që i dha sot “besën” Ramës

schedule11:07 - 4 Mars, 2021

schedule 11:07 - 4 Mars, 2021

Shefja e Infektivit Najada Çomo do të jetë kandidatë në listat e socialistëve për zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa Rama prezantoi një tjetër emër nga mjekësia gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për Shpresa Marnojn, punonjëse në Shërbimin Shëndetësor Parësor në qytezën e Laçit.

Marnoj do të jetë kandidate për deputete në qarkun e Lezhës dhe e fokusuar pikërisht në Laç.

Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se janë bërë reforma të mëdha në Sistemin Shëndetësor të vendit.

“Dua të bëj një falenderim për të gjithë strukturën e shëndetësisë që po përballen me pandeminë dhe po shërbejnë të palodhur”, tha ajo, ndërsa Rama e quajti një Shpresë të re për Kurbinin.

Shpresa Marnoj u kualifikua më parë nga platforma e PS-së, “Deputeti që duam” dhe faqja e partisë ka publikuar edhe spotin e saj me të cilin prezantoi veten më herët. Marnoj është 36 vjeçe dhe ka katër fëmijë. /abcnews.al