Arabia Saudite do të investojë 64 miliardë dollarë për të zhvilluar industrinë e argëtimit dekadën e ardhshme.
Kreu i Autoritetit të Përgjithshëm për Argëtimin, Aqeel al-Khatib, tha se 5.000 evente janë planifikuar vetëm për këtë vit, duke përfshirë koncertet e grupit muzikor Maroon 5, por edhe Cirkun e Diellit (Cirque du Soleil).
Ndërkohë, sipas BBC, në vendin arab ka nisur edhe ndërtimi i “shtëpisë” së operas në Rijad.
Ky investim është pjesë e një reforme sociale dhe ekonomike, e njohur si “Vision 2030”, që u prezantua dy vite më parë nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.
32-vjeçari, synon që të diversifikojë ekonominë dhe të reduktojë “varësinë” e mbretërisë në naftë, duke rritur shpenzimet në kulurë dhe argëtim.
Nderkohe, Aqeel al-Khatib mëssohet të ketë thënë, sipas mediave locale, se shpreson që në fud të 2018-s, në sektorin e industrisë së argëtimit të jenë të punësuar rreth 220.000 persona./abcnews.al