Dje, sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller, pranoi para medieve se është pro një rikthimi të Pep Guardiolës. Edhe pse rikthimi i strategut spanjoll duket një mision i pamundur brenda këtij sezoni, te Bayern janë gati ta presin deri në muajt e verës.
Pas Thomas Muller, një tjetër futbollist bavarez ka aprovuar “rikthimin” e Pep Guardiolës. Bëhet fjalë për Joshua Kimich, me futbollistin gjerman i cili tha: “Kemi fituar të dyja ndeshjet me Flick në krye të pankinës dhe duket se ai do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit.
Deri atëherë, nuk e di çfarë do të ndodhë. Guardiola? Pse jo, do të më pëlqente një rikthim i tij. Madje, dua ta falënderoj për të gjitha gjërat që ka bërë për mua, duke më dhënë mundësinë të jem një titullar i rregullt te Bayern”, përfundoi Kimich./abcnews.al