Jo vetëm Milani dhe Arsenali, një tjetër skuadër në garë për Luka Jovic

schedule22:56 - 12 Korrik, 2020

schedule 22:56 - 12 Korrik, 2020

Luka Jovic me shumë gjasa do të largohet nga Real Madrid, minimalisht si i huazuar, pasi bomberi serb nuk është përshtatur aspak në La Liga. Në kampionatin spanjoll, Jovic ka shënuar vetëm dy gola me fanellën e “Los Blancos” dhe drejtuesit e klubit, duan ta largojnë.

22 vjeçari bëri ndeshje të shkëlqyera për Eintracht Frankfurt para se të transferohej në Madrid, duke shënuar 27 gola në 46 takime. Por tashmë, duket një futbollist tjetër dhe disa skuadra duan të përfitojnë nga situata për të siguruar kartonin e tij.

Milani dhe Arsenali kanë pasur kontakte me agjentin Fali Ramadani, por një tjetër skuadër është futur në garë. Bëhet fjalë për Leicester, me Brendan Rodgers që po kërkon një zëvendësues për Jamie Vardy, që tashmë është 33 vjeç. Reali pagoi 54 milion sterlina për blerjen e Jovic, por shitja e tij pritet të jetë shumë më e ulët se kaq./abcnews.al