Pas një sezoni plot ulje-ngritje, ku të përfshira ishin dhe akuzat për racizëm, “gjigandët” francezë të PSG kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin e tyre, Christophe Galtier, njoftim që pritet të jepet nga klub, në përfundim të përballjes së fundit të Ligue 1 ndaj Clermont.
Sipas raportimeve të prestigjiozes franceze, “L’Equipe” vendimi për shkarkimin e Galtier u mor pas takimit mes pronarit të PSG, Emirit të Katarit, Mohammed bin Hamad Al-Thani dhe Presidentit të klubit, Nasses Al-Khelaifi.
Një ndër shkaqet kryesore të shkarkimit ishin dhe performancat e dobta këtë sezon, me “parizienët” që arritën të fitonin vetëm titullin e Ligue 1, teksa u eleminua në rëundin e 1/16-ve të UEFA Champions League, nga Bayern Munich dhe u eleminua në ranfundin e 1/8-ve të Kupës së Francës, nga Marseille. /i.m /abcnews.al