Pasi arriti të nënshkruante me tre “legjenda” të spanjollëve të Barcelona, siç janë Lionel Messi, Jordi Alba e Sergi Busquets, Presidenti i Inter Miami, “legjenda” e mesfushës angleze, David Beckham dëshironte të sillte dhe një tjetër ish-“katalanas” në Florida.
Bëhet fjalë për “bomberin” uruguajan, Luis Suarez, me “el pistolero”-n, që e kërkonte prej kohësh një ribashkim me “pleshtin” dhe Busquets në mesfushë për të përjetuar edhe një herë kohën e kaluar te Barça.
Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë pasi klubi brazilianin, Gremio, ku Suarez ndodhet aktualisht, nuk dëshiron ta lërë “veteranin” të largohet, teksa konsiderohet shumë i rëndësishëm për ekipin dhe tanimë çdo gjë ka mbetur në “udhëkryq”. /i.m /abcnews.al