Një sulmues nuk mjafton për Manchester United. Shumë emra po qarkullojnë për repartin ofensiv të ekipit të Solskjaer. Mario Mandzukic pritet të jetë goditja e parë e janarit. Kroati i ka dhënë fjalën e tij drejtuesve të klubit anglez dhe tani duhet arritur akordi me Juventusin.
Megjithatë, Mandzukic mund të mos jetë i vetmi bomber. Sunday Express raporton se “Djajtë e kuq” pëlqejnë shumë edhe Edinson Cavanin. Sulmuesit i përfundon kontrata me PSG-në në fund të sezonit djhe uruguaiani nuk ka ndërmend të rinovojë.
Atletico Madrid qëndron prej kohësh pas tij dhe United duhet të fitojë rivalitetin me klubin “colchoneros” për të siguruar shërbimet e “El Matador”. /abcnews.al