I freskët nga një sezon i mirë me Fiorentinën, gjatë të cilit u dallua edhe në Kupën e Botës Katar, mesfushori maroken ende nuk ka tërhequr ofertat e duhura për dritën e gjelbër të klubit italian për shitjen e shumëpritur.
Skuadra më e interesuar për të duket se është Manchester United, por orët e fundit ka marrë vëmendjen edhe të një klubi italian.
Sipas “Correre della Sera”, për 27-vjeçarin ka interes nga skuadra kampione aktuale e Italisë, Napoli./h.ll/abcnews.al