Jo vetëm Mala çështje, zbulohet prapaskena me Albi Dokën

schedule22:31 - 25 Nëntor, 2019

schedule 22:31 - 25 Nëntor, 2019

Esat Mala është kthyer në një çështje te Partizani, pasi nuk ka pranuar të rinovojë. Në emisionin Pressing në ABC News, gazetari Antoni Cicani deklaroi: “Nuk dua të bëj negativin pas fitores. Ka edhe një çështje Mala. Nuk është zgjedhje teknike, por i përfundon kontrata dhe ka refuzuar të rinovojë. Partizani ka luksin ta çojë në tribunë. Edhe Trashit i përfundon kontrata, por ai luan. Ai ka oferta dhe pritet të largohet. Ia ka bërë të ditur edhe klubit. Mala është 22 vjeç deh ata nuk dëshirojnë ta lënë të ikë me parametro zero”.

Moderatori i emisionit, Gerti Çarçani, zbuloi edhe një tjetër prapaskenë me Albi Dokën. “Në dijeninë time, mbrojtësit Albi Doka i është thënë që të rinovojë për dy javë, ose ndryshe do të dërgohet në ekipin e dytë.

Sulejman Starova, ndër të tjera shtoi: “Është normale sepse nuk ka si ta aktivizojë klubi kur ti nuk merr përsipër të rinovosh dhe ditën kur të mbarojë kampionati, të ikësh. Këtë gjë, e bën gjithë bota”. Më pas e mori fjalën edhe Ermal Tahiri: “Pse nuk ia bënë që në fillim 4–vjeçare. Gjashtë muaj e mbajtën te Partizani. E njoh mirë atë lojtarët, ju (i drejtohet Starovës) e morët”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!