Teksa janë shumë pranë nënshkrimit me anësorin algjerian të Manchester City, Riyad Mahrez, sauditët e Al-Ahli, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen këtë merkato vere dhe tashmë janë pranë sigurimit të një tjetër anësori të njohur në Premier League.
Bëhet fjalë për anësorin e Newcastle, Allan Saint-Maximin, i cili kohët e fundit, përveç arabëve kërkohej me ngulm dhe nga “kuqezinjtë” e Milan, mirëpo në fund, 26-vjeçari francez ka vendosur t’i jap “lamtumirën” futbollit evropian.
Pritet që kartoni i francezit t’i kushtojë arabëve rreth 30 milionë paund, mirëpo deri më tani nuk është bërë me dije asnjë detaj, qoftë nga marrëveshja mes dy klubeve apo nga kontrata personale e “fantazistit”. /i.m /abcnews.al