Jo vetëm Ljungberg për stolin, Arsenal tundohet nga një tjetër “ish”

schedule16:31 - 15 Nëntor, 2019

schedule 16:31 - 15 Nëntor, 2019

Arsenali po kalon një moment të vështirë dhe Unai Emery pret shkarkimin nga momenti në moment. Ekipi po shfaqet i brishtë në fushën e lojës dhe ka humbur dhe cilësinë kryesore të këtyre viteve: futbollin e bukur.

“Topçinjtë” renditen në vend të gjashtë me 17 pikë dhe vendi i katërt që të kualifikon në Champions League është 8 pikë larg. Jose Mourinho dhe Freddie Ljungberg përfliten për pasuesin e Emery, teksa po fiton pikë edhe një emër tjetër.

Vieira gjatë kohës që luante me Arsenalin

Mediat angleze raportojnë se Patrick Vieira është kandidat për stolin e Arsenalit. Francezi, i cili ka qenë kapiten i ekipit londinez, u aktivizua për 9 sezone me Gunners, teksa për momentin drejton ekipin francez të Nice. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!