Shpëtim Duro e njeh mirë dhe normalisht një lojtar të tillë do e donte në skuadrën e tij. Bëhet fjalë për ferman Hasanin, sulmuesin me të cilin trajneri aktual i Kukësit ka bashkëpunuar gjatë periudhës që ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës.
Para pak kohës emri i Hasanit u lidh me Kukësin dhe Partizanin në Superiore, por ai është ende i lirë. Sulmuesi tashmë lakohet si objektiv i Shkupit. Trajneri Qatip Osmani e do atë te bardhekaltrit dhe “Sportmedia” raporton se bisedimet kanë nisur.
Transferimi thuhet se do të bëhet në merkaton e janarit. Hasani u largua këtë verë nga Al Raed, ekip me të cilin shënoi vetëm dy gola në kampionat. Në Maqedoninë e Veriut ai ka shkëlqyer, duke realizuar 46 gola në 65 ndeshje në kampionat. /abcnews.al