Një armik i ri. Suedia përpos koronavirusit po përballet edhe me gripin e shpendëve.
Suedia është shtuar në listën e vendeve evropiane të prekura nga epidemia e gripit të shpendëve. Përhapja u zbulua në një fermë në skajin jugor të Suedisë. Kafshët e prekura do të zhduken.
Pas shpërthimeve në Rusi dhe Kazakistan këtë verë, epidemia, e cila nuk është e rrezikshme për njerëzit, është përhapur kohët e fundit në Evropën Perëndimore, ku nivelet e alarmit janë rritur.
Holanda, Franca, Irlanda dhe Britania janë veçanërisht të goditura. Sëmundja nuk konsiderohet e rrezikshme për njerëzit dhe konsumi i pulave dhe vezëve nuk është ndaluar./ db/Abcnews.al