Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Jo vetëm klube të futbollit, Federata Botërore e Tenisit na uron Ditën e Pavarësisë me flamurin “Autochthonous”

schedule15:59 - 28 Nëntor, 2023

schedule 15:59 - 28 Nëntor, 2023

Faqja zyrtare e Federatës Botërore të Tenisit (ATP) ka vendosur ditën e sotme në fotografinë e profilit në “Facebook” flamurin “Autochthonous”, me figurat e Ismail Qemalit e Isa Boletinit.

Bashkangjitur fotografisë së postuar në faqen zyrtare të ATP-së, është uruar festa e Pavarësisë së Shqipërisë, e 28 nëntorit, në gjuhën angleze, bashkangjitur me fjalinë, “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, në shqip.

Megjithatë, shumë shpejt ajo foto u fshi nga faqja e ATP-së, për t’u zëvendësuar me logon e saj zyrtare. Në faqe nuk u dha një shpjegim nëse profili ishte hakuar, ndonëse fotografia me flamurin e Shqipërisë është ende në Facebookun e ATP-së, por jo në profil. /i.m /abcnews.al



SHIKONI FOTOT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!