Në Itali, është një situatë shumë e vështirë. Pasi Torino konfirmoi një rast pozitiv me Koronavirus dje, sot Fiorentina konfirmoi 6 raste, tre futbollistë dhe tre pjesëtarë të stafit.
Pas klubit “Viola”, edhe klubi i Sampdorias ka dalë me deklaratë zyrtare, ku ka konfirmuar se tre persona në klub, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
“UC Sampdoria konfirmon se pas testeve të sotme për COVID-19, kemi pasur tre raste të reja me Koronavirus. Të prekur kanë simptoma dhe janë karantinuar, aty ku do të kenë kujdesin e nevojshëm sipas protokollit”, shkruhej në njoftimin e klubit. Rifillimi i Serie A, në rrezik të madh…/abcnews.al
? #COVID19: comunicazione U.C. #Sampdoria del 7 maggio 2020 ➡️ https://t.co/oUvawd1tDb pic.twitter.com/MQnsHtlBkF
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) May 7, 2020