Marrëdhëniet mes Milanit dhe Chelsea janë pozitive. Dy klubet arritën akordin mes tyre në merkaton e janarit në lidhje me huazimin e Fikayo Tomorit te kuqezinjtë. Mbrojtësi anglez është përshtatur për mrekulli tek ekipi i Piolit dhe Milani ka vendosur të blejë kartonin e tij (rreth 28 milion euro).
“Djalli” pëlqen edhe një tjetër lojtar të skuadrës së Thomas Tuchel. Dyshja Maldini-Massara po monitorojnë situatën e Tammy Abraham, sulmuesit 23-vjeçar të “Bluve të Londrës”. Sulmuesi shtatlartë nuk po ia del të bindë Tuchel për t’i dhuruar një fanellë titullari.
12 gola dhe 6 asiste janë statistikat e Abraham në këtë sezon, ndërkohë që Chelsea kërkon 40 milion paund për ta lënë të lirë. Shumë e lartë për Milanin, që do të synojë huazimin e lojtarit ofensiv. Në garë për Abraham ndodhen edhe West Ham e Leicester City. /abcnews.al