Barcelona pritet të jetë një ndër klubet më aktive në merkaton e janarit. Memphis Depay është objektivi i madh për përforcimin e sulmit dhe klubi katalanas do të tentojë të arrijë akordin e munguar pak kohë më parë me francezët e Lyon.
Një tjetër lojtar që pëlqehet shumë në kampin e ekipit spanjoll është edhe Nicolo Barella. Mesfushori italian u tentua edhe para se të transferohej tek Interi i Antonio Contes. Mundo Deportivo raporton se te Barcelona po përgatisin një ofertë për 23-vjeçarin italian.
Kontrata e lojtarit të kombëtares italiane me zikaltrit, përfundon në verën e vitit 2024. Paraqitjet e tij pozitive kanë bindur drejtuesit e klubit italian për t’i dhuruar një kontratë të re deri në vitin 2025, teksa edhe rroga sezonale e Barellas do të pësonte rritje. /abcnews.al