Ashtu si rivalët historikë të “demave” të Partizani dhe “bardheblutë” e Tiranës pritet të mësojnë kundërshtarin e radhës në fazën kualifikuese të UEFA Conference League për sezonin e ardhshë.
Si ai i Champions League dhe ky short do të hidhet po në Nyon të Zvicrës, por kësaj radhe në orën 13:00 dhe në rast eleminimi të Dinamo Batumi, fati nuk i ka “buzëqeshur” dhe aq shumë “bardhebluve”.
Kështu, kundërshtarët e mundshëm të Tiranës, mund të jenë 5 ekipe të ndryshme por me shuëm histori në futbollin evropian, si APOEL nga Qipro, turqit e Besiktas, rumunët e Steaua Buchurest, azerbajxhanasit e Neftci Baku, si dhe fituesin e përballjes Alashkert-Arsenal Tivar. /i.m /abcnews.al